Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK), Baki Hoti, ka zhvilluar takime në Frankfurt së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Gjermani, Gëzim Gashi, me qëllim të promovimit të potencialeve turistike të vendit.
“Së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Frankfurt, z. Gëzim Gashi, po kontribuojmë në promovimin e potencialeve turistike të vendit tonë”, ka shkruar Hoti në një postim.
Nga UTK bëhet e ditur se promovimi i turizmit kosovar jashtë vendit është pjesë e përpjekjeve për të rritur interesimin e turistëve ndërkombëtarë dhe për ta bërë Kosovën destinacion të njohur në rajon dhe më gjerë.