Bajrami thotë se Autoriteti i Konkurrencës refuzoi t’i përgjigjet Kuvendit por i shkoi në takim Bislimit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur me shqetësim situatën e krijuar, pas ndërhyrjes së kundërligjshme të zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimit, në Autoritetin e Konkurrencës.

Ajo ka përmendur se më 20 maj, vetë institucioni AKK, ka refuzuar të marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës, për diskutim të konkurrencës në tregut të energjisë, ndërsa ka pranuar takim për një zyrtar qeveritar.

”Autoriteti i Konkurrencës me datë 20 maj ka dalë me njoftim se refuzon të marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës ku do të diskutohej çështja e konkurrencës në tregun e energjisë edhe pse sipas Ligjit ”Autoriteti është agjenci e pavarur, që për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës” derisa “Ndalohet çdo ndërhyrje, politike, publike ose private që mund të cenojë pavarësinë ose paanshmërinë e Autoritetit”, por me datë 22 maj paska shku në takim në zyrën e zv.kryeministrit Besnik Bislimi.

Një lutje kam, mos u thirrni në profesionalizëm e pavarësi se as idenë se keni çka janë ato koncepte nuk e keni!”

Besnik Bislimi ushtron autoritet të kundërligjshëm në Autoritetin e Konkurrencës, kërkon masa për “Devollin” dhe çmimin e bukës