Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, e cila ka vendosur në favor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, sa i përket tregut të lirë energjetik, ku 1300 biznese largohen nga nga shërbimi universal i furnizimit me energji.
Bajrami ka shpërndarë një video ku kryeministri në detyrë, në kohën sa ishte në opozitë kishte dhënë dia premtime. Ajo shkruar në Facebook se nga premtimi i Albin Kurtit se do të lirojmë energjinë elektrike, sepse është tepër e shtrenjtë kur ne në Kosovë rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, te rritja e çmimit dyfish për të gjithëDeputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, e cila ka vendosur në favor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, sa i përket tregut të lirë energjetik, ku 1300 biznese largohen nga nga shërbimi universal i furnizimit me energji.
Bajrami ka shpërndarë një video ku kryeministri në detyrë, në kohën sa ishte në opozitë kishte dhënë dia premtime. Ajo shkruar në Facebook se nga premtimi i Albin Kurtit se do të lirojmë energjinë elektrike, sepse është tepër e shtrenjtë kur ne në Kosovë rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, te rritja e çmimit dyfish për të gjithë.
“Nga deklarimi se nuk bëjmë politika për 1% të kompanive (kishin fjalën për 1300 që i përjashtuan nga shërbimi universal i furnizimit me energji) deri te politika që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe kompaninë e Vuk Hamoviçit. Kjo është Republika nën qeverisjen e Albin Kurtit, e stërkequr nga korrupsioni dhe interesat e ngushta”, ka shkruar ajo.

The post Bajrami reagon pas aktventimit të Komerciales për tregun e lirë appeared first on Kosovapost.net.