Bajrami: Prishtina nuk kthehet mbrapa, bllokuesit nuk kanë vend në kryeqytet

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se Prishtina nuk kthehet mbrapa.

Ajo ka bërë me dje se përçarësit dhe bllokuesit nuk e kanë vendin në krye të shtetit dhe as të kryeqytetit.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Prishtina ka nevojë për të vazhduar me qeverisjen aktuale.

“Prishtina nuk kthehet mbrapa! Përçarësit, sabotuesit dhe bllokuesit nuk e kanë vendin në krye të shtetit, as të kryeqytetit. Prishtina e ka kryetarin, Përparim Ramën! Projektet e përfunduara, ato që janë në zhvillim dhe ato që pritet të realizohen, kanë nevojë për mirëmbajtje dhe vazhdimësi. Të dielën, votojeni që puna e mirë të vazhdojë”, ka shkruar ajo.