Bajrami pas intervistës së Kurtit: Paska gënjyer për secilin numër

Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas intervistës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në një postim publik, ajo e akuzoi Kurtin se ka “gënjyer pa iu dridhur qerpiku” lidhur me gjendjen e ekonomisë, diplomacisë, arsimit dhe shëndetësisë gjatë qeverisjes së tij.

Bajrami kritikoi deklarimet e Kurtit për sektorin energjetik, duke thënë se ai po ia atribuonte fajin kompanive private, ndonëse importi i energjisë këtë vit ka arritur në 247 milionë euro. Ajo përmendi edhe çmimet e larta të transportit të energjisë dhe akuzoi qeverinë se ka mbrojtur tregtarët e energjisë, përfshirë Martin Berishajn dhe ish-drejtorin e KOSTT-it, Nagip Krasniqi.

Ajo e quajti Kurtin “mashtrues” dhe tha se ai ka dhënë shifra të pasakta dhe ka shmangur të vërtetat lidhur me disa çështje institucionale. Sipas Bajramit, “fundi politik” i Kurtit ka nisur më 9 shkurt dhe “përfundon më 28 dhjetor”.