Bajrami: Osmani nuk e mori mandatin e dytë si Presidente sepse Kurti nuk e donte këtë

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Vjosa Osmani nuk është presidente në mandatin e dytë sepse kështu nuk donte Albin Kurti.

Ajo tha se në vitin 2021 LDK përafërsisht kishte kaq deputet, por Kurti arriti ta bënte presidente.

Sipas Bajramit, Kurti nuk po e do Osmanin presidente dhe për këtë nuk ishte kandidate.

“Zonja Osmani ajo nuk ka qenë kandidate dhe sot nuk është presidente sepse nuk ishte kandidate e preferuar për Albin Kurtin. Në vitin 2021 LDK kishte këta deputetë, Kurti nuk e ka pyetur asnjë deputet të LDK a janë pro apo kundër. Osmani sot nuk është presidente në mandatin e dytë sepse nuk e ka dashur Albin Kurti. Pikë”, ka thënë ajo në “Pressing” të T7.