Bajrami: Një familje në tetor 2019 ka paguar rrymë 54 euro, sot paguan 169 euro

Hykmete Bajrami nga LDK i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrit në detyrë Hekuran Murati, lidhur me subvencionimin e faturave të energjisë elektrike, duke thënë se po i subvencionojnë xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët kanë lidhje të ngushta.

Bajrami thotë se në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 euro, kurse e njëjta familje në tetor të vitit 2025 ka pagu 169 euro për rrymë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj

”Subvencionimi i faturave të energjisë”

Energjia – korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie

Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.

Çfarë hipokrizie!

Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. dmth. 300% më shumë, e tash kishin ”ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve”.

Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MWh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro.
Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 – shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro.

A po e shihni mashtrimin?

Ani “po ju subvencionojmë faturat”

Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë