Bajrami: Në qershor importi i rrymës u rrit për 800% krahasuar me majin

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në qershor të këtij viti, importi i energjisë është rritë për 800% krahasuar me muajin maj.

Sipas Bajramit, qarkullimi është rritur në qershor, gjithashtu sepse sipas saj, derisa 1 MWh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton 29.6 euro, kurse kur blen nga NOA e të tjerët mund të jetë dhjetëra herë më i lartë.

“Në qershor të këtij viti importi i energjisë është rritë për 800% krahasuar me muajin maj. Qarkullimi është rritë në qershor gjithashtu sepse derisa 1MWh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton vetëm 29.6 Euro, kur KESCO blen nga NOA e të tjerët çmimi mundet me qenë dhjetëra herë me i lartë”.

“Të gjithë e kemi pa rastin kur në dhjetor vitit 2024 Kosova ka paguar 798 Euro vetëm për transport të 1 MWh”, shkroi Bajrami.

Tutje, ajo u shpreh se ky është qarkullimi i zhvillimit të partisë që deri tash ishte në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.