Bajrami me akuza ndaj Kurtit: Po merr para nga qytetarët përmes çmimeve të shtrenjta

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin se po merr para nga qytetarët.

Sipas saj, kjo po ndodh përmes çmimeve të shtrenjta, faturave të rrymës, tenderëve njëburimor dhe në forma të tjera.

“Deputeti Kurti që dështoi të bëhet Kryeministër, atë thesin që po thotë e ka kepë, e e ka trashë, e ka trashë me paratë tona. Çdo ditë ai merr para nga qytetarët më të varfër të Evropës përmes çmimeve disa fish me të shtrenjta, përmes faturave të energjisë elektrike/mafisë energjetike, përmes tenderëve njëburimor dhe në forma tjera”, thotë Bajrami përmes një postimi në Facebook.

Ajo shton se Kurti po akuzon të tjerët se merrnin nga “thesi i çkymë, e ky vetë e ka marrë thesin dhe e ka çu në parti”.

“Por, ka edhe një problem tjetër derisa Kurti po akuzon të tjerët se merrnin nga thesi i çkymë, ky vetë e ka marrë thesin dhe e ka çu në parti, ai thes nuk po ju takon më qytetarëve, por është në funksion të luksit të qeveritarëve dhe të LVV, thënë shkurt po blen vota nga thesi”, përfundoi deputetja,