Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për letrën të cilën e prezantoi ai ku tha se ka dhënë dorëheqje nga posti të cilin e ka mbajtur.
Bajrami tha se nëse shihet letra, ajo më së paku dorëheqje, pasi sipas saj, letra është më tepër njoftim.
“Ajo që kemi insistuar dje me ngulm dhe me të drejtë, pasi qëllimi i tyre ka qenë i qartë, nuk ka një letër të qartë, kjo nuk është dorëheqje, kjo më së paku është dorëheqje. Ku shkruan që është dorëheqje, ky është një njoftim”, tha Bajrami në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, Bajrami tha se që nga 23 marsi, Kurti ka thirrur mbledhje të qeverisë dhe sipas saj, do të mblidhen organet e partisë për të vendosur nëse do të kontestohen ato në gjykatë.