Bajrami: Kurti përmendi Republikën e ”Tretë”, po punon ta shkatërrojë Republikën e Kosovës

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosoves e ka quajtur ”cirk të Vetëvendosjes” mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti, ku dhe u mandatua Albin Kurti për kryeministër, ndërsa pohon se i kreu i saj ka synim rrënimin e Republikës së Kosovës.

Mbi këtë zhvillim, duke kritikuar planprogramin e të parit të VV-së, ajo tha ndër tjera se ishte po kjo parti dhe Albin Kurti ata të cilët Kosovës ia vonuar shtatë vjet liberalizimin e vizave, duke përdorur gaz e mollotov mbi kuvend dhe institucione tjera shtetërore.

” 𝐑𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐨 𝐬𝐲𝐧𝐨𝐧 𝐫𝐫𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝟏𝟕 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ “𝐓𝐫𝐞𝐭𝐞̈”

Albin Kurti po punon ta shkatërrojë Republikën e Kosovës dhe të ndërtojë “Republikën Imagjinare të Tretë”. Po synon Republikë ku gjithë makanizmat e shtetit janë në funksion të partisë dhe atij personalisht. Një Republikë ku çkado që flet partia duhet të implementohet nga secili qytetar e secili institucion.
Por, projekti i tij do të dështojë sepse nuk lejojmë të cenohet Republika e 17 Shkurtit që Kurti ende nuk e ka njohur.
Mirëpo të kthehemi te cirku i Vetëvendosjes që u mbajt në vikend e ku u mandatua Albin Kurtin për Kryeministër të Kosovës. Meqenëse tani i njohim, mandatimi i tij përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk që befasi sepse ata gjykatat i njohin vetëm kur vendosin në favor të tyre e në disfavor të oponentëve të tyre politikë, por ajo çka ra në sy në këtë mbledhje ishin gënjeshtrat e pastërta të Kurtit për kinse arritjet e tyre në qeverinë pesëvjeçare dhe duartrokitjet që i përcillnin këto gënjeshtra.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢 𝐟𝐨𝐥𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 “𝐓𝐫𝐞𝐭𝐞̈”.
𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐚 𝐞 “𝐓𝐫𝐞𝐭𝐞̈” 𝐞 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈ 𝐩𝐚 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚, 𝐨𝐬𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈ 𝐤𝐮 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐩𝐚𝐬𝐪𝐲𝐫𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭, 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈ 𝐤𝐮 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐚𝐬 𝐚𝐩𝐫𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢.
𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈. 𝐄, 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐭𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐩𝐢.
Këtu po i listoj gënjeshtrat sistematike të Albin Kurtit:
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Kemi menaxhuar mirë me pandeminië COVID-19
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Me pikun e pandemisë ka menaxhuar Qeveria Hoti. Ne në atë kohë hapëm ekonominë të cilën Kurti e kishte mbyllur, ndihmuam bizneset dhe pos mjeteve buxhetore vendosëm 200 milionë euro në treg, para këto të qytetarëve. Në aspektin shëndetësor, shtuam buxhetin për barna dhe rritëm stafin shëndetësor.
Qeveria Kurti do të mbahet mend që ka kthyer mbrapa 7 milionë euro donacione për vakcina dhe i ka financuar ato nga buxheti i shtetit vetëm për të blerë nga furnizuesi i preferuar.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: E kemi menaxhuar shkëlqyeshëm krizën energjetike dhe rritjen e kostos së jetës.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Qeveria Kurti do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe korrupsion galopant në sektorin e energjisë. Gjatë mandatit të tij kemi pasur tre herë rritje të çmimit të energjisë për të gjithë shpenzuesit e herën e fundit mbi një mijë bizneseve u është rritë energjia për 300%. Gjatë mandatit të Kurtit sektori me profitabil në Kosovë është sektori i tregtimit të energjisë dhe tani njerëz të afërt me Kurtin merren me këtë biznes e disa janë nëpër gjykata e nëpër hetime të Prokurorisë. Mos ta harrojmë se nën qeverisjen e Kurtit ne qytetarët e këtij vendi kemi paguar deri në 800 Euro për transportin e një MWh – vetëm për transport. A është ky menaxhim i shkëlqyeshëm? Natyrisht se jo!
E sa i përket rritjes së kostos së jetesës, në Qeverinë Kurtit ka ndodhë rritja me e madhe e çmimeve në histori të këtij vendi, derisa inflacioni në kumulativ nga viti 2021 deri me sot i afrohet në 20%, shporta bazë e konsumit është rritë mbi 60%. Sot, problemet kryesore të qytetarëve janë çmimet e artikujve ushqimor dhe çmimi i energjisë elektrike. Qeveria në kurriz së rritjes së çmimeve ka rritë të hyrat buxhetore, të cilat i ka shpërnda si lëmoshë pa kriju asnjë efekt multiplikues në ekonomi.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢:Kemi menaxhuar sfidat e sigurisë.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Rezultat i këtij menaxhimi që Kurti e quante të shkëlqyeshëm Kosova është në masa ndëshkuese: janë dhjetëra projekte që është dashur të financohen komplet nga donacionet të cilat janë pezull që nga viti 28 qershori i viti 2023 dhe janë qindra miliona euro ani pse të destinuara për Kosovë, e Kosova nuk ka qasje siç janë fondet e Planit të Rritjes krejt kjo si rezultat i menaxhimit të shkëlqyshëm të Kurtit. Mos të flasim për dëmet politike dhe imazhin e Kosovës gjithandej në botë.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Ekonominë e kemi marrë nën 7 miliardë euro dhe sot e kemi mbi 10 miliardë euro.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Pjesa me e madhe e rritjes ekonomike vije si rezultat i rritjes së çmimeve dhe sa i përket punësimit gjithashtu Kurti gënjeu prapë, sepse NUK JANË 430 mijë të punësuar. Në qeverisjen e Kurtit kemi pasë ikjen me të madhe të fuqisë punëtore, sot sfida e dytë e bizneseve pas çmimit të energjisë elektrike është mungesa e punëtorëve.
Ndërsa rritja e pagës minimale ka ndodhë, por ajo ka mbetur vetëm vendim i Kurtit, besoj të gjithëve na kujtohet greva e grave të shërbimit të pastrimit të ndërtesës së Kuvendit, ajo grevë ka ndodhë pasiqë Albin Kurti ka marrë vendim ta rrisë pagën minimale. Nëse doni ta dini efektin e vendimit të Albin Kurtit pyesni se ku janë sot ata gra, shumica janë pa puna, sepse ato kërkuan nga punëdhënësi që t’ua ngriste pagën konform vendimit të Kurtit.
Kurti gjithashtu tha se kemi dyfishim të eksportit, që në pjesën me të madhe është rritje e vlerës monetare për shkak të inflacione jo rritje e sasisë së eksportit, por ai këtu nuk po përmend se deficit tregtar ka shënuar rekord, më i larti në historinë e Kosovës 5.4 miliardë euro në vitin 2024 e 2025 ka përkeqësim të në krahasim me 2024.
Po, Kurti ka dhënë shtesa për fëmijë e nëna lehona, sepse nuk ka investu as në arsim dhe as në shëndetësi, andaj paratë e mbledhura nga qytetarët në kurriz të çmimeve dyfish tani i kthen për të blerë vota dhe paqe sociale.
Nënave lehona nuk u ndërtoi çerdhe për fëmijët siç kishte premtuar e mashtruar se do të ndërtonte 160 çerdhe.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: E shtuam fuqishëm mbështetjen për ndërmarrjet në sektorin privat.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Subvencionet për ndërmarrje private kanë qenë me të ulëtat si pjesëmarrje e buxhetit total, nuk ka pasë asnjë reformë fiskale dhe asnjë reforme për përmirësim të ambientit të biznesit e nëse ndërmarrjeve kanë pasë mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim u është rritë çmimi i energjisë 300%, kjo është ndihma që u ka dhënë ndërmarrjeve. Kur jemi të program superpuna edhe njëherë ja rikujtojmë Kurtit që vetëm me viza puna punga nga Kosova po ikin mbi 35 mijë punëtorë në vit.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Investimet publike kapitale i rritëm në nivel rekord .
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, investimet kapitale të nivelit qendror të vitit 2022 dhe 2023 janë më të ulëta se ato të vitit 2017 e 2018, shto këtu edhe normën e inflacionit që ka ndodhë. Kurti nuk ka përfunduar asnjë projekt kapital, nuk ka asnjë rrugë, asnjë urë dhe asnjë projekt me të cilin qeveria e tij do të mbahet mend.
Po u a rikujtoj së në buxhetin e vitit 2025 janë të aprovuara mbi 950 milionë investimet kapitale dhe deri me 1 gusht, sipas Ministrisë së Financave nga niveli qendror janë shpenzuar vetëm 167 milionë Euro.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Rritëm pagat në sektorin publik, pensionet e ndihmat sociale.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Të gjitha rritjet duke filluar nga ajo 6 euro e 80 cent e tutje nuk e indeksojnë pagën as pensionin për normën e inflacionit. Pyesni qytetarët që shkojnë çdo ditë në treg për të blerë ushqime dhe ju tregojnë a i ka rritë dhe sa i ka rritë pagat e pensionet Kurti.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Zbatuam drejtësi dhe ligjshmëri, luftuam krimin dhe korrupsionin.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Kurti gjysmën e Kabinetit i ka nën hetime, gjatë mandatit kanë nënshkruar mbi 2500 kontrata njëburimore që janë burim korrupsioni dhe kanë lidhje me mafinë energjetike
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: E bëmë Kosovën ndër tri shtetet me progresin me shpejtë për reformat në drejtësi.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Janë dy reforma që i ka bë Albulena: një që ju mundëson të burgosurve të arratisën dhe tjetra ju mundëson të dënuarve për vepra të rënda të kryejnë burgun nga shtëpia.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: E kemi ndërpre me sukses keqpërdorimin e skajshëm në ndërmarrje publike dhe nga ndërmarrje që operonin me humbje e me mbipunësim partiak, shumicën e tyre ndihmuam të shënojnë rezultate pozitive.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Ndërmarrjet Publike asnjëherë më shumë se sot nuk kanë vuajtë nga punësimet partiake, mjafton të shihni ratin e KEK-ut, rastin e Ujësjellësit. Ndërsa, sa u përket rezultateve të Ndërmarrjeve Publike sipas Zyrës Kombëtare të Auditorit këto ndërmarrje e kanë mbyllë vitin me 70 milionë fitim, po mbi 190 milionë i kanë borxhet afatshkurtëra dhe 375 milionë borxhe afatgjate. A është sukses ky?
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Falë reformave në drejtësi morën liberalizimin e vizave.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti ja kanë vonu Kosovës 7 vjet liberalizimin e vizave me gaz e mollotov mbi Kuvend dhe Institucione të tjera shtetërore.
𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢: Në secilën fushë shënuam rekorde të suksesit.
𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚: 𝐑𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐣𝐞̈𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞, 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐢𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐞̈𝐧 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈𝐧 𝐦𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐤𝐮𝐞𝐬𝐞, 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐩𝐨𝐭𝐢𝐳𝐞̈𝐦, 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭, 𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝𝐞 𝐬𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐨”.