Bajrami i reagon sërish Muratit: Le që manipulues por tani edhe të parashikushëm

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, sërish del me reagim ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili në një postim të fundit në Facebook i tha se ajo “që po rren je ti”, pasi Bajrami e kishte pyetur “kush po rren” në lidhje me shpenzimet për karburant.

“Le që manipulues por tani edhe të parashikushëm. Sakt para një orë këtu në fcb e thashë: ”Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve”’, ka shkruar Bajrami.
“Sapo i pranove në e-mail shkresën, vendimin dhe Raportin e Auditimit për vitin 2023, të korigjuar.

Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet. Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore|”, ka thënë tutje ajo.