Bajrami i reagon ashpër Hajrulla Çekos: Hipokritë dhe mashtrues, i kanë ikur debateve që pesë vjet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar me tone të ashpra ndaj akuzave të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, i cili së fundmi pretendoi se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama “po i ikë debatit”.

Bajrami e ka cilësuar këtë qëndrim si hipokrizi, duke kujtuar se deputetët e Vetëvendosjes, të cilët mbajnë kundërligjshëm pozitat e ministrave, kanë refuzuar përballjen me oponentët politikë në debate publike për pesë vjet me radhë.

Murati u bëri ftesë atyre që ajo i quajti “mashtrues” që “ta marrin për dore deputetin Kurti, bashkë me deputetin Murati e të tjerët dhe të zgjedhin vendin e studion dhe të dalin e të ballafaqohën me oponentë politik për mafinë energjetike, për inflacionin, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për secilën temë që dëshirojnë.”

Reagimi:

Janë hipokritë dhe mashtrues, janë strukur dhe u kanë ikur debateve që pesë vjet

Deputetët e Vetëvendosjes që mbajnë kundërligjshëm pozitat e ministrave po kërkojnë debate të kandidatëve për kryetarë të komunave, ndërkohë të njëjtit struken, ikun dhe nuk ballafaqohen që pesë vjet në debate publike.

U bëj ftesë këtyre mashtruesve që ta marrin për dore deputetin Kurti, bashkë me deputetin Murati e të tjerët dhe të zgjedhin vendin e studion dhe të dalin e të ballafaqohën me oponentë politik për mafinë energjetike, për inflacionin, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për secilën temë që dëshirojnë.

Por, këta tuxana, këta mashtrues e propagandues bëjnë thirrje për debate e vetë s’janë ballafaquar asnjëherë që pesë vjet në asnjë debat.

Kjo nuk është ftesa e parë, ju kam ftuar dhjetëra herë dhe keni ikur.

Dhe, s’kam asnjë dyshim se siç keni ikur nga debatet do të largoheni edhe nga keqqeverisja, krimi e korrupsioni në tri komunat që i keqqeverisni. Njëjtë e keni fundin edhe në krye të Qeverisë.

Epoka e mashtrimeve pesëvjeçare po iu merr fund!