Hykmete Bajrami e LDK-së ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve nga kategoria e kursimeve për pagat e punëtorëve të RTK-së.
Bajrami tha se pasi i lanë një muaj pa paga ka gjetur zgjidhje, ndërsa akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkaktim të krizave.
“Albin Kurti me klikën e tij jeton duke shkaktuar kriza, duke i bë njerëzit me vuajtë, duke i mbajtur qytetarët të varur nga vendimet e tij, e pastaj të dalin si shpëtimtarë, por ranë maskat”, shkroi Bajrami.
Ajo i bëri thirrje qeverisë në detyrë që të ndalin bllokadat dhe të ulen me Komunën e Prishtinës e të gjejnë zgjidhje për buxhetin e saj.
Postimi i plotë:
I paskan nda mjetet për RTK.
E kemi thënë prej ditës së parë: këta vetë janë prodhues të krizave. I lanë një muaj pa paga punëtorët e RTK-së, me protesta e greva dhe në fund jo Kuvendi po këta uzurpatorët e Qeverisë paskan gjet zgjidhje, me 28 ditë vonesë.
Albin Kurti me klikën e tij jeton duke shkaktuar kriza, duke i bë njerëzit me vuajtë, duke i mbajtur qytetarët të varur nga vendimet e tij, e pastaj të dalin si shpëtimtarë, por ranë maskat.
Ndalni bllokadat, tash uluni me Komunën e Prishtinës dhe gjeni zgjidhje!
Qytetarët paguajnë taksa për me marrë shërbime, jo për me u maltretu nga inskenimet e mashtrimet tuaja.
28 dhjetori do të jetë dita kur do të merrni përgjigjen për krejt këtë keqtrajtimin që po u bëni qytetarëve!











