Bajrami: Hekuran Murati i ka okupuar zyrat e Ministrisë së Financave, organet duhet të ndërhyjnë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, dhe deputetë tjerë të kësaj partie për, siç ka deklaruar ajo, “okupim” të zyrave të Ministrive.

Bajrami kujtoi se neni 72 i Kushtetutes e ndalon që një deputet të mbajë funksione ekzekutive.

“Hekuran Murati i ka okupuar zyrat e Ministrisë së Financave dhe po mund ta bëjnë këtë [procesimin e pagave]. Unë konsideroj që janë organet ato që të cilat duhet të ndërhyjnë sepse ne kemi dorëzuar edhe kallëzimet penale për këtë çështje. Është neni 72 i Kushtetuës së Republikës së Kosovës që e sanksionon një gjë të tillë, që deputeti nuk ka të drejtë të ketë as edhe një post tjetër ekzekutiv.” – tha Bajrami në Klan Kosova.