Bajrami: Ekzekutimi i pagave me këtë qeveri s’mund të bëhet pa shkelje të Ligjit

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ekzekutimi i pagave me këtë qeveri s’mund të bëhet pa shkelje të Ligjit.

Sipas Bajramit, Qeveria do ta shkel Ligjin “prapë” duke e caktuar përtej afatit ligjor një ushtrues detyre në Thesar dhe do të procedojnë me paga.

Ajo ka cituar një pjesë të Nenit 35 të Ligjit për Zyrtar Publik.

“3. Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë muaj të tjerë.

4. Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3, të këtij neni.

5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar të paragrafin 3.të këtij neni, është i paligjshëm”, ka cituar ajo tri pika të këtij neni.