Bajrami: E qartë se kush është bllokuesi, qeveria e tranzicionit është e vetmja zgjidhje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se aktualisht, e vetmja zgjidhje është qeveria e tranzicionit.

“Sot ishte seanca e 12 si tentativë për të bërë konstitutimin e Kvendit, na vjen keq, mirëpo është e qartë për të gjithë se kush është bllokuesi, e kujt i mungon vullneti për të bërë zhbllokimin. Kur nuk ke numrat, nuk mund t’u diktosh të tjerëve mënyrën për zhbllokim. LDK-ja ka shprehur vullnetin politik, tanimë ka në tavolinë një propozim të qartë për qeveri të tranzicionit, e cila kish me zhblloku situatën, komplet dhe me rezultu në konstituimin e institucioneve”, tha Bajrami.

“Po presim përgjigje zyrtare nga liderët e partive politike, besojmë që kjo për momentin është e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar institucionet”, tha ajo.