Bajrami e prerë: Assesi nuk qeverisim me VV-në, ka unitet për këtë në LDK

  • “Assesi nuk qeverisim me Vetëvendosjen…ka unitet për këtë në LDK”.

Kështu e preu sërish qëndrimin Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një intervistë në “Pressing” te Leonard Kerquki.

“Ne kemi pasur qëndrim të qartë. Para, gjatë dhe pas fushatës – që LDK nuk shkon në koalicion me Vetëvendosjen.Është një situatë komplet ndryshe, janë disa faktorë që kanë sjellë në vendim të tillë. Ne kemi përvojë koalicioni me VV-në. E kemi parë edhe pastaj keqqeverisjen e VV në krjet mandatin. Progres asnjë fushë, asnjë projekt. Përpjekjet e tyre për autokraci”, tha ajo.

“Linçimi dhe denigrimi që na e kanë bë…ata kanë edhe kanë ofenduar elektoratin, mbi 170 mijë votues të LDK-së. Krejt këto e kanë bë të tejkalueshme, që ne asnjë mënyrë nuk mund të qeverisim me ta. Hendekun e ka krijuar vetë Vetëvendosja…Kemi unitet sa i përket Vetëvendosjes, ka qenë edhe zotim i yni elektoral…që ne nuk mund të assesi të qeverisim me ta”, tha ajo.