Bajrami: Dorëzuam 17 kallëzime penale, Kurti dhe ish-ministrat po vazhdojnë t’i shfrytëzojnë resurset me pasoja financiare për vendin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar para mediave pasi bashkë me deputeten Doarsa Kica Xhelili kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave të tij tashmë të zgjedhur si deputetë.

Bajrami deklaroi se kanë dorëzuar saktësisht 17 kallëzime penale kundër tyre, përfshirë Kurtin, ministrat në detyrë dhe një ish-zv.ministre.

“Kemi dorëzuar 17 kallëzime penale kundër kryeministrit ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish ministrave të kabinetit të tij, duke përfshirë këtu edhe një ish zv/ministre. Të gjithë këta të zgjedhur deputetë deh të certifikuar sipas rezultati zgjedhor nga KQZ-ja më 27 mars. Ne konsiderojmë dhe besojmë se nga data 27 mars janë në kundërshtim me nenin 26 të ligjit për qeverinë, ligj ky i hartuar dhe miratuar nga votat e deputetët të VV-së në mandatin e kaluar më 2022”,deklaroi Bajrami, shkruan lajmi.net.

Ajo tha po ashtu se neni 26 thotë se anëtari i qeverisë në detyrë në rast të zgjedhjes si deputetë duhet dhënë dorëheqje një ditë para certifikimit.

“Duke qenë se prej datës së certifikimit vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive duke shfrytëzuar resurset e duke marrë vendime që kanë pasoja financiare e të tjera, e duke shfrytëzuar resurset e institucioneve të Kosovës kanë konsumuar vepër penale. Prandaj kemi dorëzuar këto kallëzime penale. Neni 26 thotë se anëtarë i qeverisë në detyrë në rast se zgjedhjet deputetë në Kuvendin e Kosovës duhet të japë dorëheqje një ditë para datës së certifkimit.Këta kanë thënë që kanë dhënë dorëheqje derisa vazhdojnë të qëndrojnë në zyra e të marrin vendime”./Lajmi.net/