Kandidatja për deputete nga LDK, Hykemete Bajrami, ka demantuar deklaratën e kandidatit të VV-së për deputet, Glauk Konjufca, të bërë mbrëmë në emisionin “Pressing”, duke e quajtur “të pavërtetë” pretendimin se Qeveria Kurti e ka marrë buxhetin 2.3 miliardë euro dhe e ka rritur në 4 miliardë euro.
Sipas Bajramit, shifra prej 4 miliardë euro nuk përfaqëson buxhet të realizuar, por projeksion për vitin 2026.
Bajrmai sqaroi realizimi i buxhetit në vitin 2024 ka qenë 3.2 miliardë euro, ndërsa për këtë vit – deri më 30 nëntor – realizimi është 2.854 miliardë euro.
Reagimi:
Gënjeshtra e madhe e Albinit para tri netëve, e përsëritur nga Glauku mbrëmë, ishte ajo rreth buxhetit, kinse këta e paskan marrë buxhetin 2.3 miliardë euro dhe e kanë rritur në 4 miliardë euro.
Kjo është absolutisht e pavërtetë!
4 miliardë euro janë projeksion për vitin 2026, ndërsa realizimi i buxhetit në vitin 2024 ka qenë 3.2 miliardë euro, e këtë vit deri më 30 nëntor realizimi i buxhetit është 2.854 miliardë euro. Pra, gënjeshtra e Kurtit për buxhetin peshon hiç më pak se 800 milionë euro, pak a shumë e njëjtë me koston e importit të energjisë elektrike që ka ndodhur në mandatin e tyre.
Në ditët në vazhdim shihemi me shpalosje të programit qeverisës të LDK-së.











