Kryetari i Mitrovicës së Jugut, njëherësh anëtar i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, i ka mbështetur thirrjet e partive opozitare për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Bahtiri, partia e të cilit bën pjesë në koalicionin që qeveris vendin, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “i ka ardhur koha kësaj qeverie të shkojë në shtëpi”.
“Nuk ka program të zhvillimit dhe të progresit”, ka përmendur ai si arsye për largimin e Qeverisë Haradinaj.
Shteti po bllokohet çdo ditë e më shumë, është shprehur ai.