E ndaj këtij vendimi ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, e cila e ka dënuar ashpër vendimin, raporton Klankosova.tv.
Sipas MPJ-së serbe, me këtë veprim është shkelur rëndë rendi ndërkombëtar juridik i bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara.
“Vendimi i autoriteteve të Komonuelthit të Bahamas vlerësohet si veçanërisht joproduktiv në kontekstin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pasi përfaqëson një veprim të njëanshëm që e rrezikon drejtpërdrejt këtë proces”, tha MPJ-ja serbe.
Në fund, kjo ministri u ka bërë thirrje autoriteteve të Komonuelthit të Bahamas “që ta rishqyrtojnë vendimin dhe t’i kthehen respektimit të parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare, të cilat”, sipas saj, “janë themeli i stabilitetit dhe paqes në marrëdhëniet ndërkombëtare”.














