“Babi, pse je kaq i zemëruar në statujë?!” Henry iu tregon fëmijëve përjetësimin e tij para “Emirates”

Për tifozët e Arsenalit, Thierry Henry është një legjendë e gjallë. Ish-sulmuesi francez ka pasur rastin të tregojë për dy fëmijët e tij, Tatiana (10 vjeçe) dhe Gabriel (8), statujën që e portretizon para “Emirates Stadium”, moment i kapur nga kamerat e “Paramount+”.

Pak lojtarë mund të krenohen me një statujë para stadiumit ku shkruan historinë e tyre, Henry është ndër ta. Statuja e bronzit e shfaq francezin në njërën nga festimet ikonike; rrëshqitje në gjunjë pas golit kundër Tottenham më 2002. Fëmijët e vegjël pyetën për shprehjen serioze të statujës, teksa Henry me buzëqeshje u përgjigj: “Isha i zemëruar atë ditë…, po luanim kundër Tottenham, ekip i cili nuk më pëlqen”.

Statua e Henry, golashënuesi më i madh në historinë e Arsenalit (228 gola, 43 më shumë se Ian Wright), u inaugurua në dhjetor 2011, një muaj para rikthimit të madh dhe golit të tij historik kundër Leeds.

 

The post “Babi, pse je kaq i zemëruar në statujë?!” Henry iu tregon fëmijëve përjetësimin e tij para “Emirates” appeared first on Telesport.