Babaj i Bokës “fshati” ushtarak

Tabela me mbishkrimin “Ndalohet hyrja, zonë ushtarake”, është e vendosur në njërën prej rrugëve të fshatit Babaj i Bokës në Gjakovë.
E si kjo, ka edhe të tjera përreth.

Kjo pasi një pjesë e këtij fshati është kthyer në zonë ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës pas shpronësimit që është bërë për arsye të interesit nacional strategjik.

Kryetari i këtij fshati, Ramë Tali thotë që kohën e fundit ka dëgjuar se i gjithë fshati mund të shpronësohet për nevoja të FSK-së.
Për këtë thotë që nuk ka pranuar diçka zyrtarisht.

Mirëpo Tali thotë se nëse është i nevojshëm shpronësimi i tërë fshatit nuk e kundërshtojnë aspak.

Megjithatë nga Ministria e Mbrojtjes thonë se tashmë zonat kadastrale në interes të këtij institucioni janë shpronësuar.

“Sa i përket çështjes së shpronësimit është pyetje që duhet drejtuar MPHI, megjithatë ju informoj se me vendim të MM të gjitha zonat kadastrale në interes të FSK-së janë shpronësuar”, ka thënë zëdhënësja Liridona Gashi.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Ministria e Infrastrukturës, por ky institucion deri në momentin e publikimit të kronikës nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë aktualisht në poligonin ushtarak të Babaj i Bokës po kryhen ushtrimet në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Defender Europe 25”.

The post Babaj i Bokës “fshati” ushtarak appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.