Santos FC ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës së parë profesionale me 17-vjeçarin Robinho Jr., duke siguruar shërbimet e talentit të ri deri në prill 2027. Marrëveshja përfshin një klauzolë të fortë largimi, sinjal i qartë i besimit të klubit në potencialin afatgjatë të sulmuesit, i cili duket se po ndjek gjurmët e babait në këtë sport.
Kujtojmë se Robinho është duke vuajtur dënimin me 9 vite burg, në Brazil, për pë*dhunimin e një vajze të re shqiptare në Milano, gjatë periudhës kur luante me “Djallin”. Presidenti Marcelo Teixeira theksoi rëndësinë strategjike të të rinjve në projektin e klubit: “Santos tashmë ka një identitet të ndërtuar mbi talentet premtuese. Do t’i shohim këta të rinj teksa bëjnë hapa përpara, veçanërisht Robinho Jr”.
Aktualisht, 5 lojtarë nën moshën 18 vjeç janë pjesë e ekipit të parë, një tregues i përkushtimit të klubit ndaj akademisë së vet. Robinho Jr., djali i legjendës së Santosit, Robinho, shprehu emocionin për këtë arritje: “Po jetoj një ëndërr që po bëhet realitet. Që i vogël kam ëndërruar të bëhem futbollist, debutimi me Santosin ka qenë momenti më i lumtur i jetës sime”.
Megjithëse me përvojë të kufizuar në ekipin e parë, vetëm 52 minuta të luajtura në 3 ndeshje, ai ka lënë përshtypje pozitive. Me ekipin U-20 ka realizuar 4 gola në 11 ndeshje. Pas nisjes së karrierës në moshën 15-vjeçare, ai është ngjitur me shpejtësi nëpër kategori dhe tani ndan fushën me veteranin Neymar, duke mbajtur fanellën ikonike me numrin 7, të cilën dikur e veshi babai i tij në vitin 2004.
The post Babain e ka në burg si pë*dhunues, Santos “blindon” Robinho Jr. me kontratë afatgjatë appeared first on Telesport.