Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, është sërish në qendër të vëmendjes. Protagonist i shpeshtë në rrjetet sociale, ai ka befasuar ndjekësit me një njoftim që ka shkaktuar shumë reagime; disa plot urime, të tjerat me kritika.
Të shtunën, më 1 nëntor, Nasraoui publikoi në Instagram një foto në të cilën shfaqej pranë një vajze të quajtur Khristina, të cilën e shoqëroi me një zemër të zezë dhe unazë. Me këtë postim, ai konfirmoi se është fejuar dhe se së shpejti do të martohet me partneren e tij 23-vjeçare, 16 vite më të re se ai (39).
Publikimi shkaktoi menjëherë një valë reagimesh në komente. Ndjekësit u ndanë në dy kampe. Disa e uruan çiftin “urime”, “ji një baba i mirë dhe shembull për djalin tënd”, “çfarë kombinimi”, “shumë bukur”; ndërsa të tjerë shprehën dyshime për diferencën e moshës.

Khristina, në fakt, nuk është një figurë krejt e panjohur. Ajo u shfaq për herë të parë publikisht përkrah Mounir gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions-it mes Barcelonës dhe Interit, ku e prezantoi për herë të parë si të dashurën e tij.
Pavarësisht zhurmës dhe komenteve të shumta për moshën, çifti duket i vendosur të ecë përpara dhe ta kurorëzojë marrëdhënien në muajt e ardhshëm me një martesë që pritet të tërheqë shumë vëmendje mediatike.
The post Babai i Yamal njofton fejesën me partneren 16 vite më të re se ai: “Çfarë kombinimi!” appeared first on Telesport.











