Michael Lohan, babai i aktores Lindsay Lohan, është arrestuar përsëri në Palm Beach, Florida, për shkelje të dënimit me kusht, vetëm disa javë pasi u lëshua një urdhër arresti për sulm të dyshuar ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kate Major.
64-vjeçari u arrestua më 21 shkurt në Spring, Teksas, pas një incidenti me Major, e cila raportoi në polici se ai e kishte rrëzuar nga karrigia disa ditë më parë.
Autoritetet thanë se ajo kishte mavijosje në trup dhe ndjente dhimbje pas sulmit.
Lohan u ndalua pa rezistencë dhe u mbajt nën akuzën e dhunës së vazhdueshme në familje, me një garanci prej 30,000 dollarësh (rreth 27,500 euro).
Ky nuk është problemi i tij i parë me ligjin. Në vitin 2022, ai u dënua në Florida për një skemë mashtrimi që përfshinte ndërmjetësimin e pacientëve në qendra rehabilitimi, për të cilën ishte në periudhë prove.
Shkelja e kësaj prove me arrestimin e tij të fundit çoi në një urdhër ekstradimi nga Teksasi në Florida.
Lohan dhe Kate Major, të cilët u martuan në 2014 dhe u ndanë në 2018, kanë dy djem së bashku, ndërsa ai ka edhe katër fëmijë nga martesa e tij e parë me Dina Lohan, përfshirë Lindsay.
Incidenti i fundit vjen pas një historie të gjatë konfliktesh mes Lohan dhe Major, të cilët janë përballur me akuza të ndërsjella dhe përleshje publike, disa prej të cilave janë dokumentuar edhe nga mediet. /Telegrafi/