Gjatë konferencës për shtyp ditës së djeshme, i pyetur për Xhakën dhe Jasharin, dy objektiva të deklaruar të merkatos së Milanit, drejtori sportiv Igli Tare u shpreh: “Pika e nisjes është se mesfusha do të jetë reparti ku do të ndërhyjmë më shumë. Kjo është diçka që e kemi analizuar me trajnerin, duke parë profilet dhe karakteristikat që i duhen kësaj skuadre.
Emrat që përmenden janë alternativa, lojtarë me shumë vlerë, por në fund duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur në bazë të asaj që na nevojitet. E konsiderojmë të rëndësishme ta rrisim cilësinë e lojës së skuadrës”.
Ndërkohë, Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës, mesfushorit të Bayer Leverkusen dhe objektivit kryesor të Milanit për mesfushën, ka folur për të ardhmen e të birit në televizionin kosovar “Teve1”: “Po, Milani e do Xhakën. Nuk do të flas për kushtet e marrëveshjes, klubet duhet të gjejnë marrëveshje mes tyre. Igli Tare? E vlerësoj shumë”.
Këto deklarata e afrojnë edhe më shumë mesfushorin shqiptaro-zviceran me fanellën kuqezi. Milani pritet që në orët në vijim të rinovojë kontaktet me Bayer Leverkusen, që fillimisht kërkonte 15 milionë euro, por tani mund të pranojë edhe një ofertë prej 8-10 milionë euro.
The post Babai i Granit Xhakës e konfirmon: Po, Milani e do. Taren e vlerësoj shumë appeared first on Telesport.