Babai i Calhanoglu zbulon të ardhmen e mesfushorit turk: Vetëm Zoti e di, por…

Hakan Calhanoglu është rikthyer sot në Milano për të rifilluar stërvitjen me Inter, në prag të ndeshjes që zikaltërit do të luajnë të shtunën kundër Juventus. Turku është një lojtar nga i cili peritet shumë, sidomos pas thashethemeve që qarkullojnë rreth të ardhmes së tij.

Thashethemet kanë vazhduar edhe pas mbylljes së merkatos në Itali, porn ë Turqi ajo vijon deri më 12 shtator. Ndaj sërish përflitet për një kalim te Gallatasaraj, fjalë që më së shumti vijnë nga Turqia, por që duket se po injorohen nga Inter.

Babai i mesfushorit të Inter ka bërë një deklaratë tjetër. Këto janë fjalët e Hüseyin Calhanoglu, të raportuara nga Hurriyet: “Kur do të kthehet Hakan në Super Lig në Turqi? Vetëm Zoti e di. Hakan është i lumtur me klubin e tij tani dhe do të vazhdojë në Inter”.

Ai tashmë ka një kontratë me klubin italian edhe për dy vjet të tjera. Një transferim është jashtë diskutimit“, shtoi babai i Hakan Calhanoglu, por a do të jenë të mjaftueshme këto fjalë për të shuar zjarrin?

The post Babai i Calhanoglu zbulon të ardhmen e mesfushorit turk: Vetëm Zoti e di, por… appeared first on Telesport.