Hakan Calhanoglu pritet të rikthehet nesër tek Interi për stërvitje, në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Juventusit. Pas kualifikueseve me Turqinë, mesfushori do të rimarrë rolin qendror në mesfushën zikaltër.
Gjatë verës pati shumë fjalë dhe spekulime për të ardhmen e tij, me performanca jo gjithmonë në nivel. Lajmet për një kalim te Galatasaray u përforcuan nga intervista e teknikut Okan Buruk, por Interi ka refuzuar çdo ofertë, duke e konsideruar si qesharake shumën e propozuar nga klubi turk.
Sot, babai i tij, Hüseyin Calhanoglu, konfirmoi për “Hurriyet”: “Kur Hakan do të kthehet në Süper Lig? Vetëm Zoti e di. Hakan është i lumtur te klubi i tij dhe do të vazhdojë tek Interi. Ka kontratë edhe për dy vite. Ky lloj transferimi është jashtë çdo diskutimi tani për tani”.
The post Babai i Calhanoglu i mbyll dyert Galatasaray: Ka zero shanse që Hakan të largohet nga Interi appeared first on Telesport.