Beppe Bergomi rrëfen momentet e tij të paharrueshme në futbollin italian, duke nisur që nga debutimi i hershëm deri te karriera 20-vjeçare me Interin, si dhe eksperiencat në kombëtare.
Nga frika e debutimit tek emocionet e Botërorit: “Ku je 18 vjeç ndihesh i pasigurt për një pyetje në shkollë, imagjino të luash një Botëror. Sidoqoftë, ekziston pafajësia dhe të gjithë janë të gatshëm ndaj të rinjve. Unë isha rezervë e fundit e mbrojtësve, pastaj Vierchowod u lëndua dhe kur Collovati duhej të dilte…
Serginho nuk ishte Romario, por ishte një ‘totem’ i vërtetë. E mbylla ndeshjen duke markuar Socrates, që më dhuroi fanellën e tij me stilin e qetë karakteristik. Dino më qortonte gjithmonë: Po të mos devijoje pak goditjen e Falcao, nuk do ta merrja barazimin 2-2”.
Zoff, lideri i padiskutueshëm: “Ai ishte 40 vjeç, unë 18. Në stërvitjet e para më tha: Mos qëndro në linjë, shko të mbulosh zonën. Tardelli dhe Gentile ishin të ngurtë, por Cabrini, Paolino dhe Antognoni më të butë. Zoff ka qenë pas gjithë suksesit tim në Botëror”.
Bergomi tregon debutimin në “Coppa Italia” në moshën 16-vjeçare dhe sfidat në Serie A me Como. Po kështu ndalet në përpjekjet për të menaxhuar shkollën dhe futbollin. Ai rrëfen gjithashtu ofertën e Trapattonit: “Më donte te Juventusi. Isha 20 vjeç, para një ndeshjeje Juve-Inter më pyeti: A do të vish te Juventusi? Unë i thashë: Në fakt, jam mirë tek Interi… Ai kuptoi”.
Legjendat me të cilat luajti: “Ronaldo kishte teknikë dhe shpejtësi të pakrahasueshme. Matthaus ishte lider i jashtëzakonshëm. Humbëm 1-0 pas pjesës së parë dhe i thashë: Tani do të shënoj unë. Dhe shënova. Asnjëherë nuk e studioja kalendarin. Pyesja: Ku luajmë të dielën? Në Lecce? Do të fitojmë.. Dhe ndeshja përfundoi 3-0”.
Si e përjetoi ndeshjen Juventus-Inter të vitit 1998: “Isha në tribunë, sepse një javë më parë, me Udinese, duke qenë i paralajmëruar për karton, në ndërhyrjen e parë mora të verdhë… Ajo ishte ndeshja e vërtetë, jo derbi. Ata të ‘Grande Inter’, Mazzola, Suarez, Corso, flisnin për Juven, jo për Milanin, që nga koha e 9-1”.
Zoff e bindi trajnerin Bearzot dhe luajti kundër Polonisë: “Pas ndeshjes me Brazilin mendoja se do të luaja, por Bearzot më tha: Me Poloninë do të jesh në stol, ata kanë vetëm një sulmues. Unë thashë: Faleminderit mister, jam i kënaqur që ndodhem këtu! Kalon Zoff: Beppe, nesër ti do të bësh goditjet e gjata (rivëniet nga porta), sepse kam një dhimbje. Po nëse nuk luaj, i thashë unë? Në mbledhjen teknike isha në formacion… Bearzot gjithmonë bisedonte me Dino”.
Babai milanist e shtyu drejt fanellës kuqezi: “Kishte një agjenci makinash në Settala. Vdiq më 1980, nëna mbeti e ve vetëm 49 vjeçe. Babi ishte i jashtëzakonshëm, një burrë i madh 1.90 metra. Nëse e prishja topin, më blinte menjëherë një tjetër. Më thoshte: Pse luan mbrojtës? Bëhu sulmues, sepse fiton më shumë. Më çoi te Milani, më morën, por isha shumë i ri dhe u ktheva në mars. Në fund të sezonit më dolën me probleme analizat e gjakut dhe më lanë në shtëpi. Pastaj erdhi Interi…”
The post Babai e çoi te Milani, e kërkoi Juventusi, kaloi dy dekada si lider i Interit. Bergomi rrëfen prapaskenat e karrierës appeared first on Telesport.