Azerbajxhani lëshon pamjet: ja si e shkatërruam sistemin S-300 të armenëve

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit publikoi regjistrime të cilat tregojnë momentin kur predha e tyre godet sistemin anti-ajror armen S-300.

Ministria tregon se sistemi ishte shkatërruar. Pamjet janë marrë nga një dron. Bakuja nuk tha kur ndodhi sulmi ose se ku ndodhej sistemi armen S-300.

S-300 është emri për një seri raketash ruse anti-ajrore me rreze të gjatë të prodhuara nga Almaz Scientific Industrial Corporation, të gjitha bazuar në versionin origjinal sovjetik S-300P nga 1979.

Sistemi S-300 u zhvillua si një mbrojtje kundër avionëve dhe raketave të lundrimit për mbrojtjen ajrore sovjetike. Me kalimin e kohës, u zhvilluan versione që mund të kapnin raketa balistike.

Përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak shpërthyen në 27 shtator, me një numër të madh ushtarësh dhe civilësh të vrarë në luftimet në të dy palët. /tesheshi.com/