,

Azemi: Qeveria “Kurti” as që diskuton për Kontratën Kolektive

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, thotë për Front Online se Kontrata Kolektive është dashur të negocitohet, në mënyrë që punëtorët mos të privohen nga shumë të drejtat e tyre.

“Prej vitit 2018 nuk kemi Kontratë Kolektive. Kjo kontratë është dashur të negociohet”, tha Azemi.

Azemi ka treguar se çka humb punëtori në mungesë të Kontratës Kolektive.

“I sanksionon shumë punëtorët e sektorit privat sepse dihet që Kontrata është më e avancuar sesa Ligji i Punës. Ne i humbim rastet karshi punëdhënësve në mungesë të Kontratës Kolektive, sidomos tek stazhi i punës dhe benificionet e tjera, subvencionet për pagat shtesë, pagën e 13-të e shumë dëme po i sjellë punëtorëve”, shprehet Azemi për Front Online.

Ai ka kritikuar në veçanti Qeverinë “Kurti” për mos realizimin e premtimit për më shumë të drejta për punëtorët.

“Qeveria aktuale, e cila ka ardhë me premtime që shpejtë do ta fus në funksion Marrëveshjen Kolektive, nuk po e diskuton fare këtë. Punëtorët e sektorit publik nuk gëzojnë shumë të drejta. Kjo duhet të bëhet sa ma shpejt”, deklaroi Azemi.

Related Posts