Azemi: Mbi 60 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë nga 10 milionë eurot e Qeverisë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë që nga 10 milionë euro të ndara për sektorin e punëtorëve privat do të përfitojnë vetëm 11 mijë punëtorë. Sipas tij Qeveria e Kosovës ka gënjyer për stimulimin e punëtorëve nga thesari i shtetit.

“Kompanitë private i morën pakot emergjente ku punëtorët morën nga 170 euro, kompanitë private morën ne kok te punëtorit për secilin punëtor 210 euro, dhe ne nuk e pamë asnjë stimulim. Tani tek pakoja për rimëkëmbjen ekonomike është paraparë që të gjithë punëtorët të cilët e kanë humbur vendin e punës do të stimulohen ne, ne themi se Qeveria e Kosovës me ketë vendim ju ka rrejt sepse me 10 milionë euro të ndara për sektorin e punëtoreve privat ata mund ti përmbushin kërkesat vetëm 11 mijë e 110 punëtorëve dhe rreth 50-60 mijë punëtore do të mbesin pa stimulim:”, tha ai.

Sipas tij, kjo qeveri dhe qeveritë e tjera kanë qenë ne nivelin zero, dhe sipas Azemit ky është shkaku pse vendi është në një gjendje të rëndë.

“Ne po mendojmë qe kjo qeveri dhe qeveritë e tjera kanë qenë ne nivelin zero dhe jemi ne një gjendje të rende. Historia nuk do të ua fale, punëtorët për çdo ditë të jenë në dhomë me pacientet me COVID-19, dhe mos tu jepet pagë shtesë. Unë nuk ka menduar kur që mundet më ndodh ky diskriminim. Punëtorët teknik të stimulohen me nga 100 euro edhe pse është një shumë e vogël”, ka thënë ai.