Superiorja premton spektakël në javën e 33-të. Gara mbetet e hapur, si për Final Four dhe për mbijetesë. Do të ketë duel direkt për mbijetesë dhe po ashtu rikthehet derbi Tirana-Partizani.
Gjithçka do të nisë me Laçi-Skënderbeu dhe Bylis-Vllaznia. Të dyja këto ndeshje do të luhen më 6 prill, ora 15:00.