Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka njoftuar se sot do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative.
Padia do të jetë ndaj Qeverisë në detyrë.
Padia ndërlidhet me vendimin për aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Sipas njoftimit, së bashku me padinë do të dorëzohet edhe propozimi për vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë, me qëllim pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi. Dorëzimi do të bëhet në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin për Çështje Administrative, me fillim nga ora 10:30.










