Kualifikimi i PSG në 1/8 e Champions League kundër Monaco nuk e ka larguar vëmendjen nga çështja që përfshin Achraf Hakimi. Mbrojtësi maroken mbetet nën hetim për përdhunim të dyshuar dhe të martën rasti mori një zhvillim të ri me dërgimin në gjykim.
Në një intervistë për “BFM TV”, avokatja e lojtarit, Fanny Colin, paraqiti versionin e mbrojtjes. Sipas saj, Hakimi e kishte njohur gruan në Instagram rreth një muaj para takimit: “Kishin vendosur të takoheshin. Ai i kishte propozuar disa herë darkë në restorant me miq, por ajo kishte refuzuar, duke zgjedhur në fund një takim në shtëpinë e futbollistit”. Sipas kësaj narrative, ata kaluan “rreth një orë së bashku, pa asnjë tension”, dhe u ndanë me një puthje. “Asgjë më shumë, asgjë më pak”, – theksoi avokatja.
Mbrojtja shton se lojtari ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit, duke dorëzuar telefonin dhe ADN-në, ndërsa denoncuesja thuhet se ka refuzuar disa kontrolle mjekësore dhe dorëzimin e telefonit celular. Çështja do të vijojë në Gjykatën e Apelit.
The post Avokatja e Hakimi: Vajza që e akuzon për pë*dhunim refuzoi të dorëzonte celularin appeared first on Telesport.









