Avokatit Nasuf Hasani i merret licenca, shan rëndë avokatin Berisha dhe përfaqësuesin e Odës së Avokatëve

Avokatit të Albulena Haxhiut, e cila nga nesër do të ushtrojë postin e presidentes, Nasuf Hasanit i është marrë licenca pasi ka refuzuar të paguajë taksën ndaj Odës së Avokatëve.

Pas njoftimit të ka marrë nga Oda e Avokatëve se ai ka humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit, Hasani ka shpërthyer me sharje e kërcënime ndaj avokatit, Besnik Berisha, kryetar i Odës së Avokatëve.

“Besnik Berisha, me të vërtetë je një kriminel ordiner, pres prej Prokurorisë e policisë me të rras në burg bre qen bir qeni, bre far e sost”, ka shkruar Hasani në një postim në Facebook.

Mirëpo Paparaci ka siguruar një audioincizim në të cilin Hasani dëgjohet duke e sharë një përfaqësues të Odës së Avokatëve që me mirësjellje i kërkon pagesën e anëtarësisë, por Hasani i kthehet me të shara.

“Po kush po ta q* atë nanë ty allahile po ec baju mos um thirr ma kurrë se pot q* nanën e nanës, hup”, dëgjohet Hasani në këtë audioincizim.

Hasani, tre vjet më parë ishte dënuar nga Oda e Avokatëve për shkelje të kodit të etikës. Atij i ishte shqiptuar masa disiplinore dënim me gjobë prej 2 mijë eurove pasi në një mbledhje i ishte drejtuar kryetarit të OAK-ut me fjalët: “ke rrejt, ke rrejtën, o ke rrejt, ke rrejt edhe fort bile”, duke vepruar në kundërshtim me aktet normative të këtij institucioni.

Hasani ishte angazhuar nga atëherë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për një rast ndaj avokatit Besnik Berisha në vitin 2023.