Avokati paralajmëron: Punësimet e përkohshme pa konkurse janë shkelje e ligjit

Punësimet pa konkurse publike në institucionet e shtetit, janë në kundërshtim me ligjin.

Sipas avokatit Muharrem Kurtaj, për çfarëdo pozite në sektorët e arsimit apo sektorët tjerë, duhet medoemos secili kandidat t’i nënshtrohet procedurave të rekrutimit, raporton Kiks Kosova.

Zëvendësimi i një zyrtari, sipas Kurtajt, mund të bëhet veç nëse transferohet nga një shkollë në një tjetër, por jo të zë vend pune një zyrtar i jashtëm.