Avokati Koci e qytetarë të pakënaqur në hyrje të Kuvendit, kritikojnë deputetët për krizën institucionale

Avokati kosovar, Arianit Koci dhe disa qytetarë të tjerë janë mbledhur sot para hyrjes së Kuvendit të Kosovës për të kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për faktin se për 25 seanca radhazi janë duke dështuar për të zgjedhur institucionet e reja të Republikës së Kosovës.

Avokati Koci në hyrje të Kuvendit ka pritur deputetin Nait Hasani dhe disa deputetë të tjerë të LDK-së.

Kritika për deputetët kanë pasur edhe disa qytetarë, duke thënë se vetëm vijnë nënshkruhen në seancë dhe dalin./Express/