Avokati i Selimit: S’ka ekzistuar një polici e UÇK-së, apo ministrisë së rendit publik që është organizuar nga Selimi

Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, ka vazhduar fjalën e tij përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e ku fjalën e tij e nisi me pretendimet e ZPS-së për kontrollin sic thonë dosje policisë së UÇK-së, pretendimet të cilat avokati thotë se kjo është një përpjekje e ZPS për të dhënë një përshtypje të gabuar ndërkohë që ky argument nuk qëndron, raporton Ekonomia Online.

“Tri tema në emër të zotit Selimi. Së pari do të trajtoj pretendimet e ZPS-së në lidhje me zotin Selimi si ministër i rendit publik. Së dyti do të trajtoj aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me shkrime dore dhe pretendohet që janë bërë prej zotit Selimi dhe së treti do të flas për përjashtimet për rregullin 140 që ZPS mbulon disa pjesë të dosjes së saj. Tema e parë; Ministria e Rendit Publik. Çështjet të trajtohen në dosjen tonë përfundimtare në paragrafët përkatëse. Çështja kryesore në parashtrimin e ZPS-së ka të bëjë me faktin e kontrollit në qoftë se zoti Selimi ka pasur ndonjë kontroll mbi policinë si ministër i rendit publik. Sikurse do t’ua shpjegoj për një çast që ZPS nuk ka arritur të vërtetojë argumentet e veta. Përpara se të vijojmë me aspektin e kontrollit plotësisht do të trajtoj një çështje paraprake, për të qenë të qartë termi polici e UÇK-së është një tezë e ZPS e hartuar si një koshkë ku ZPS mund të hedh sa më shumë dëshmi përmes provave jo gojore për të dhënë përshtypjen e gabuar që ekziston një forcë policie dhe që drejtohet nga zoti Selimi si ministër i rendit publik. Është një përpjekje e ZPS për të dhënë një përshtypje të gabuar ndërkohë që ky argument nuk qëndron”, tha ai.

Avokati thekson se policia ushtarake nuk ka qenë nën komandaën e Selimit dhe nuk ka ekzistuar asnjë polici e UÇK-së.

“Pas qershorit UÇK dhe policia ushtarake e UÇK ka qenë nën komandën dhe strukturave dhe përgjegjësinë e komandantëve të zonave, nuk ka qenë në përgjegjësinë e zotit Selimi. Sikurse e kemi thënë në dosjen tonë përfundimtare në paragrafin 452 pas qershorit të 99-ës, policia ushtarake e UCK mbeti nën komandën dhe brenda strukturave të krijuara të UÇK nën kontrollin e komandantëve të zonës, dhe jo nën Selimin. Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së, apo ministrisë së rendit publik që është organizuar, apo është mbikëqyr nga Selimi siç pretendon ZPS-s”, theksoi ai.