Avokati i Popullit thotë se Gjykata Speciale nuk është transparente

Avokati i Popullit ka thënë se ka ngritur shqetësime lidhur me pesë vjeçarin e kohëzgjatjes së paraburgimit të krerëve të UÇK-së.

Ndërsa, për Avokatin e Popullit i cili vepron brenda Gjykatës Speciale, Qelaj thotë se ai nuk plotëson kriteret minimale të një avokati të popullit.

Kjo, ngase sipas tij, Avokati i Popullit duhet të zgjidhet në mënyrë transparente nga një organ i Republikës së Kosovës, por që vetë Gjykata nuk mund të zgjedhë një të tillë.

“Nuk ka praktikë në botë që Avokati i Popullit funksionon nën ombrellën e gjykatës, nuk mund të thirret ky avokat në parimin e paanshëmrisë dhe epërsisë së të drejtave të njeriut”- tha Qelaj.

Ai thotë se Avokatin e Popullit në kuadër të Gjykatës Speciale e ka njoftuar për çështjet të cilat dëshiron t’i diskutojë, dhe se çdo pyetje që i ka bërë, ai është thirrur në konfidencialite, e që kjo, Qelaj thotë se parim i Avokatit të Popullit vetëm më raste që i raporton, por jo me rastet e tjera.