Avokati i Popullit: Pensionistët, kategoria më e diskriminuar

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, është i mendimit se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar në vend.

Qelaj këto komente i bëri kur foli për vendimin e Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ që detyronte pensionistët të paraqiteshin personalisht për të konfirmuar se janë gjallë.