Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Besnik Berisha, avokat i njërit nga pesë policët e arrestuar në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se sipas të dhënave që ka, viktima ka pasur së paku tri lloje gjakderdhjesh, dhe se nuk bëhet fjalë për vdekje nga ngulfatja nga Policia.

Në një intervistë në emisionin “Frontal” në T7, Berisha tha se bëhet fjalë për gjakderdhje cerebrale, pulmonare dhe kardiake.

“Dyshohet që ka pasur edhe gjakderdhje cerebrale. Po ta them këtë ty këtu, unë ta them ekskluzivisht – trupi i tij ka tri gjakderdhje të konstatuara: gjakderdhje cerebrale, pulmonare dhe kardiake. Unë po ta them ty këtu, a kam informacion apo po qes fall, le të mbetet në emision”, tha ai.

Berisha mohoi se vdekja e Zejnullahut ka ardhur si pasojë e ngulfatjes gjatë ndërhyrjes së Policisë, ashtu siç është aluduar në disa raportime.

The post Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia appeared first on Kosovapost.net.