Avokati Berisha: Koalicioni VV–LDK në Vushtrri u aprovua fillimisht nga Lumir Abdixhiku

Avokati Besnik Berisha ka reaguar rreth koalicionit mes kandidatit të Lidhjes Demokratike, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, vendim nga i cili më pas u distancua kryesia qendrore e LDK-së.

Sipas Berishës, bashkëpunimi mes dy subjekteve politike “nuk ka ndodhur rastësisht”, por është diskutuar dhe miratuar nga vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas tij, vetëm mbrëmë — pasi situata ndryshoi — u kërkua që marrëveshja të anulohej ose të mos bëhej publike.

Avokati gjithashtu ka pretenduar se në këmbim të votës në Vushtrri, është kërkuar edhe përkrahje për kandidatin e LDK-së në Suharekë, Ardian Shalën, dhe se kjo mbështetje tashmë është siguruar, ndonëse sipas tij, po tentohet të mbahet e fshehtë.

“Me i ra pishman ka drejt secili, ama me iu servu te paverteta antareve te familjes eshte gjynah bre…!

Per mos me i hy ne hak askujt, po aq sa per ta thene te verteten e plote, edhe kur e verteta dhemb, koalicioni me VV ne Vushtrri nuk ka ndodhe rastesisht.

Ai eshte diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga vet kryetari i LDK-se, Lumir Abdixhiku, deri mbreme, kur gjerat kane ndryshuar, e kur eshte kerku me anulu, ose jo publikisht me realizu.

Madje, nese duan me tregu drejt, ne kembim te asaj vote ne Vushtrri, eshte kerkuar perkrahje edhe ne Suhareke per Ardianin. Kjo perkrahje eshte siguru dhe keshtu eshte edhe per Suhareke, ndonese po perpiqen ta mbajne msheft. .

Per keto, dikush ka prova.” – tha ai.

Berisha ka kujtuar një deklaratë të Abdixhikut dhënë në emisionin “Pressing”, ku ky i fundit kishte pranuar se në garën në Vushtrri, Vetëvendosje mund të ishte faktori përcaktues për fituesin mes LDK-së dhe PDK-së.

“Po e mbylli me nje citat te kryetarit Abdixhiku, thene tek Leo ne Pressing :

” Tash, ne garen ne Vushtrri, ku LDK do te jete ne gare potencialisht me PDK-ne, eshte Vetevendosje ajo qe ben fituesin dhe njera prej partive duhet te beje marreveshje me Vetevendosjen per Vushtrrine”

Nejse… kaq sa per “rrugen pa busulle”

dhe per “konsistencen” qe shpesh i degjojme ne deklarata, por rralle i shohim ne veprim.”