Avni Klinaku, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim në një status në FB ka deklaruar se po të mos ishte rritja marramendëse e pagave për qeveritarët unë do të isha kundër grevës.
Ja postimi i plotë i Avni Klinakut:
Po të mos kish qenë rritja marramendëse dhe mënyra aspak e këndshme e rritjes së pagave të kryeministrit e qeveritarëve të tjerë; po të mos ishin 80 zv.ministra; po të mos kishte qenë batalioni i pafund i këshilltarëve politik; po ta trajtonte me kohë çështjen e pagave përmes miratimit të një ligji të balancuar midis mundësive dhe prioriteteve, unë qysh mbrëmë do të isha bërë me qeverinë e kundër grevës! Por, jo! Unë jam me grevën!