Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i ka ftuar përsëri për konsultime përfaqësuesit e të gjitha partive në Kuvendin e Kosovës.
Sipas raportimit të Radio Televizionit të Kosovës, Dehari e ka ftuar takimin në ora 11:30.
Dehari i kishte ftuar për konsultim përfaqësuesit e partive edhe në seancën e kaluar, ndërsa pasi që nuk arrit një marrëveshje seanca u shtye për 48 orë.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sot me fillim nga ora 12:00. Dehari e udhëheq seancën si deputeti më i vjetër në moshë.