Avioni spanjoll i NATO-s rrëzon dronin që hyri ilegalisht në hapësirën ajrore të Rumanisë

Një avion luftarak F-18 i Spanjës, i angazhuar në misionin e NATO-s për patrullimin ajror, ka rrëzuar një dron që kishte hyrë ilegalisht në hapësirën ajrore të Rumanisë.

Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se radari zbuloi dronin duke hyrë nga territori i Moldavisë, rreth 24 kilometra në veri të qytetit Galati, shkruan Reuters, \.

Piloti i F-18 mori autorizimin për ta goditur objektivin dhe droni u rrëzua në orën 05:01. Mbetjet e tij dyshohet se kanë rënë në një zonë të pabanuar mes dy fshatrave.

Ky është droni i katërt i rrëzuar nga Rumania këtë vit. Në korrik, avionët rumunë F-16 rrëzuan tre dronë rusë që kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit.