Avioni përplaset në një shtëpi në Minesota

Një shtëpi në Minesotë u përfshi nga flakët pasi një avion i vogël u përplas me të të shtunën.

Pamjet dramatike të shpërndara në internet treguan se si prona po digjej, shkruan The Independent, transmeton klankosova.

Në një deklaratë për Fox Neës, Administrata Federale e Aviacionit konfirmoi se një avion SOCATA TBM7 ishte rrëzuar pak para orës 12:30.

“Ne nuk e dimë ende se sa njerëz ishin në bord,” tha FAA për median.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po vazhdojnë të hetojnë përplasjen.