Në aeroportin “Adem Jashari” një avion i kompanisë “EasyJet” që ishte planifikuar të shkonte në Bazel, nuk është nisur ende.
Udhëtarët janë në avion nga ora 20:30, por që 3 orë nuk janë nisur.
Njëri nga pasagjerët që gjendet në avion, Safet Bajraktari për lajmi.net ka thënë se arsyeja që i është dhënë atyre për mos nisje ende është shkaku se është ngrirë pjesa e pasme ku ruhen bagazhet dhe kjo e ka shfaqur problemin me ngjitjen e derës që mbyllet me vakum.
Si shkak i kësaj vonese, udhëtarët nuk mund të aterojnë pas orës 00:00 në Bazel.
Kjo për shkak se nga ora 00:00 deri në ora 04:00 nuk ka akses për udhëtarë/dritare të shërbimeve — hapësira është e mbyllur për publikun, dhe në atë kohë hyjnë vetëm stafi i autorizuar dhe personat me biletë valide për një fluturim që është ende i aktivizuar në sistem. Shumë fluturime komerciale zakonisht nuk nisen as nuk mbërrijnë pas orës 23:00, për shkak të rregullave për ndotjen e zhurmës natën, edhe pse ka raste të rralla me vonesa.
Bajraktari tha se si alternativë udhëtarëve nga kompania i është të shkohet në qytetin e Lyonit në Francë dhe nga atje pastaj të nisen për në Bazel me autobus, që do nga 5 deri në 7 orë rrugë.
Alternativa tjetër është që sonte të mbesin në Kosovë.
Udhëtarët janë në një udhëkryq. Kanë mbetur që 3 orë të mbyllur brenda në avion










